Shpallja e aktgjykimit për transportim narkotikësh | Foto: KALLXO.com

Burg dhe Gjobë për Transportimin e 240 Kilogramëve Marijuanë

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dy nga pesë të akuzuarit për transportim të narkotikëve.

Ismet Lokaj është dënuar me 8 vjet burgim dhe 16 mijë euro, ndërkaq Shkëlzen Lushaj me 4 vjet dhe 12 mijë euro.

Tre të akuzuarit e tjerë, Naser Bekteshi, Muhamet Latifi dhe Xhelal Ramadani janë liruar nga akuza.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zyrtari për informim i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

KALLXO.com kishte shkruar për konfiskim të kësaj droge.