Hysri Peqani - 'Burdushi'
'Burdushit' i sekuestrohen edhe 3 vetura
Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se pas bastisjes në shtëpinë e ‘Burdushit’, pos që janë gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe gjësende të tjera, me rastin e bastisjes, janë sekuestruar edhe 3 vetura në pronësi të Hysri Peqanit – ‘Burdushi’.
Prokuroria në Prizren tha për KALLXO.com se bastisja është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.
https://kallxo.com/bastiset-shtepia-e-hysri-pecanit-burdushit-foto/
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në këtë proces i akuzuari “Burdushi ” si mjek popullor, merret vesh me tashmë të dëmtuarin që t`ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni.
https://kallxo.com/burdushi-akuzohet-per-mashtrimin-e-nje-pacienti/