Hysri Peqani - 'Burdushi'

Burdushi - Molliqajt: Edhe ti ke hajmali në shtëpi

Mjeku popullor Hysri Peqani i njohur si Burdushi ka reaguar pas debatit të bërë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj ku është përmendur edhe emri i tij.

Gjatë seancës së 12 prillit, Molliqaj pretendonte se Konjufca ka qenë pjesë e ShIK-ut, dhe i tha atij se ka shkuar tek Burdushi.

“Glauk nuk të pshton Kadria, nuk të pshtojnë as njerëz të tjerë të ShIK-ut, por të shpëton veç e vërteta. Mua Glauk më vjen marre prej teje se janë dhjetëra deputetë të Kuvendit që e dinë. Ka qytetarë që munden edhe mos me besu po kredibiliteti yt ka ra sepse ka njerëz që e dinë krejt saktësisht këtë që e thash. Tash ti qysh ki me kritiku Kadri Veselin e Elmin që e ki afër ose dikë tjetër sepse na krejt këtu e dimë që je kanë në ShIK. Tash mundesh me shku te Burdushi e kalon edhe këtë krizë sikur krizat e tjera”, kishte thënë Molliqaj.

E për këtë ka reaguar Burdushi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku i tha Molliqajt se edhe “ti ke një hajmali në shtëpi por se di”.

“Çudi si ka të drejtë ky Molliqaj, me folë emër timin, po çka po të intereson ty se kush vjen te unë..është etike për askënd nuk tregohet se kush vjen te unë ok, edhe mos harro se edhe ti Dardan Molliqaj i ke hajmalitë n’shtëpi, e ti se din”, tha Burdushi.

https://kallxo.com/molliqaj-ofron-fakte-qe-konjufca-ka-punuar-ne-shik/?fbclid=IwAR1oMiWmuohjTcMkqcKPN2ZISoUAHgMKmFMwYrKR11Vanew-2R0RqCey4ME

Kujtojmë që Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur për publikun si “Burdushi” po dyshohet për kryerjen e 4 veprave penale:

Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.