Flora Brovina

Flora Brovina e pranon që fotografia e 'dhunimit' nuk është autentike

Deputetja Flora Brovina ka folur pas intervistimit në Prokurorinë Speciale.

Ajo e pranoi që fotografia e prezantuar dje, e cila shkaktoi një varg reagimesh në Kosovë, nuk është autentike.

“Edhe një herë ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj edhe për fajësinë time që nuk e kam verifikuar në momentin e fundit edhe një herë”, tha Brovina.

Rreth fotografisë që e ka shfaqur dje në hollin e Kuvendit të Kosovës, Brovina ka thënë se atë e ka pranuar nga një aktivist qysh prej vitit 2003 dhe e ka mbajtur së bashku me shumë dosje të tjera.

Tutje Brovina ka thënë se nuk ka menduar se dikush do t’i jepte një fotografi të tillë të rreme për një çështje kaq të ndjeshme.

“Kurrë s’kam menduar që dikush mund të më sjell fotografi te cilat nuk janë të verifikuara dhe te sakta. Nuk kam menduar qe kjo fotografi nuk donte jete e sakte. Saktësinë e kësaj fotografie do ta zhvillojnë autoritetet e shtetit.  Këtë dokument e ruaj në mesin e shume dokumenteve të tjera që nga viti 2003. Tash pas shumë kohësh të dalë ky dokument që nuk është i vërtetë… më është thënë që kjo fotografi është bërë në zonën e Dukagjinit. Më ka dhënë një aktivist këtë fotografi emrin nuk e di e kam harruar”, ka deklaruar ajo.