Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë - Foto: Rtv21

Braathu: Të Bashkuar ta Luftojmë Ekstremizmin Online

Jan Braathu, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, pjesëmarrës në konferencën e MASHT-it për edukimin si çelës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit në Kosovë, tha se këto dukuri duhet të luftohen bashkërisht nga të gjithë.

“Ka shumëçka për t’u bërë sikur në çdo vend të Europës. Ka ende punë për t’u bërë. Ne siç tha kryeministri jemi te bashkuar ta luftojmë këtë dukuri në internet”, tha Braathu.

Ai foli edhe për përdorimin në shkallë të lartë të internetit në Kosovë, të cilën gjë e cilësoi të jashtëzakonshme, por tha se kjo sjell edhe sfida.

Ai shtroi pyetje se çka u thonë ekstremistët fëmijëve.

“Kush janë këta që po takohen me fëmijët tanë dhe çka po ju thonë këtyre fëmijëve. Prandaj kjo konferencë është e rëndësishme që fëmijët tanë të kuptojnë çka janë këto joshje të internetit. Përpjekjet që janë bëre deri sot janë shumë të mira por duhet bërë më shumë”, tha Braathu.

Në konferencën njëditore të MASHT-it folën edhe zyrtarë tjerë kosovarë e ndërkombëtarë.