Flija. Foto: Ministria e Bujqësisë/Youtube
Botohet një libër për kulturën buknore shqiptare
Kohë më parë studiuesi Arsim Canolli, ka botuar librin “Flija”, i cilësuar si një prej studimeve më me rëndësi për kulturën buknore shqiptare.
Përmes këtij libri autori synon të paraqesë dimensione të ndryshme sociale e kulturore, të cilat manifestohen në prodhimin dhe konsumimin e flisë, siç thotë autori, një haje/gatesë tradicionale e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi.
Duke folur për librin studiuesja, Afërdita Onuzi thotë se për herë të parë shkruhet kaq gjerësisht e me angazhim kaq serioz për kulturën buknore, nëpërmjet, siç ka pohuar ajo, praktikave të së cilës mund të njihet kultura e qytetërimi i shqiptarëve të Kosovës.
Ndërkaq, etnologu Ukë Xhemaj pohon se libri përmes studimit “Flija” autori ofron një mundësi dhe kontributi për studiuesit e shkencës së antropologjisë.
“Absorbimi i “brumit” nga tabani kulturor dhe tutje vuarja e tij në trajtim antropologjik, me akribi shkencore nga autori, lexuesit dhe studiuesit nga fusha e antropologjisë i ofrohet si botim i veçantë që sfidon me qasje, metodologji, analizë dhe rezultantë sintetizuese”, ka kolauduar studiuesi Xhemaj.