Ilustrim

Botohet libri 'Mjetet juridike në drejtësi’ i Ramadan Thaçit

Libri “Mjetet juridike në drejtësi’ i juristit Ramadan Thaçi, ofron njohuri nga aspekti teorik dhe ligjor- procedural për mjetet juridike në drejtësi të cilat janë edhe të drejta themelore të njeriut të përcaktuara me konventa ndërkombëtare, kushtetutën e shteteve dhe ligjet vendore.

Libri është i ndarë në gjashtë kapituj dhe secili në vete ka shqyrtuar të drejtën për mjete juridike, duke filluar nga të kuptuarit e këtyre të drejtave, rëndësinë e tyre dhe subjekteve që iu garantohen ato.

Në secilin kapitull janë trajtuar mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme, sikurse e drejta për mjete juridike në procedurën kontestimore, në procedurën penale, në procedurën administrative dhe në konfliktet administrative.

Po ashtu ky libër nga fusha e drejtësisë paraqet njohuri të mjaftuara dhe të përgjithshme për studentë, studiues dhe profesionistë të drejtësisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ligjshmërisë.