Bosnja ia Refuzon Sheshelit Kërkesën për Pension

Departamenti i pensioneve në Federatën e Bosnjës tha se nuk do të pranonte t’i ofronte një pension paaftësie të pandehurit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, i cili punonte në Universitetin e Sarajevës përpara luftës.

Drejtori i Departamentit për Pensionet dhe Sigurimet e Paaftësisë të Federatës, Zijad Krnjic, tha të martën se ai do të luftonte një betejë ligjore për të ndaluar Sheshelit të merrte pensionin e paaftësisë që ai kishte kërkuar në lidhje me faktin se ka punuar si asistent profesor në Universitetin e Sarajevës në fakultetin e shkencave politike në vitet 1980.

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Sheshel, bëri kërkesë për të marrë pension përpara se të lirohej përkohësisht muajin e shkuar nga Gjykata e Hagës për mjekim nga kanceri. Që kur ai u kthye në Beograd, ka shkaktuar zemërim të madh me deklaratat nacionaliste rreth ‘Serbisë së Madhe’.

Instituti i Federatës Boshnjake për Ekspertizë Mjekësore ka aprovuar të drejtën e Sheshelit për të marrë pension, por Krnjic tha për median sociale se ai do të ngriste një padi ligjore që të refuzonte kërkesën e tij.

Krnjic tha se Instituti duhet të kishte kërkuar për prova mjekësore shtesë ose të kërkonte që Shesheli të kryente një ekzaminim mjekësor në Sarajevë.

“Sipas ligjit, Instituti duhet t’i kishte bërë të gjitha këto, por nuk e bëri, ndaj nuk duhet të pranohet se Shesheli ka të drejtë për pension paaftësie,” tha ai.

Kreu i Institutit për Ekspertizën Mjekësore, Zijad Hadziomerovic, më parë tha për median se ekspertët mjekësor nga Beogradi vizituan Sheshelin kur ai ishte në paraburgimin e Hagës dhe dokumentacioni i tij ishte i vlefshëm.

“Ne punuam me profesionalizëm pavarësisht emrit të Sheshelit,” tha Hadziomerovic.

Deklaratat nacionaliste të Sheshelit që prej lirimit të tij dhe këmbënguljes që ai nuk do kthehet në Hagë, kanë nxitur një rezolutë të parlamentit evropian që i ka kërkuar gjykatës së Kombeve të Bashkuara të rimendojë vendimin për lirimin e përkohshëm të kreut të Partisë Radikale.

Prokuroria e gjykatës së Hagës më pas kërkoi që Shesheli të kthehej në paraburgim. Një vendim mbetet ende të merret nga gjykata.

Shesheli, i cili është në gjyq për krime të kohës së luftës në Bosnje, Kroaci dhe Serbi, është në paraburgim që nga viti 2003.

Vendimi në këtë rast u parashikuar për vitin e shkuar, por u shty pasi një prej gjyqtarëve u largua për shkak të paragjykimeve. Gjyqtari i ri pritet të kërkojë të paktën deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.