Bosët e basteve online sfidojnë qeverinë Haradinaj 

Disa javë pasi që në Kosovë u shpall i jashtëligjshëm çdo lloj i bastit, veprimtaria në teren e këtij biznesi vetëm se ka ndërruar formë.

Nga bastet tradicionale ne bastore, KALLXO.com mëson se veprimtaria është transferuar në sisteme online.

Në operacionin e fundit të Policisë së Kosovës në Gjakovë,  5 nga 9 pikat e mbyllura përdornin skemën online. Në këtë skemë paratë dorëzohen tek personat që hapin llogaritë online ndërsa loja zhvillohet po ashtu online.

Në rast se paratë fitohen ato do dorëzohen kesh në pikat ku jane dhënë paratë.

Nuk dihet saktë numri i përdoruesve që kanë hapur llogari të tilla dhe qarkullimi financiar i këtij biznesi.

Provat në teren flasin edhe për digjitalizimin e lojërave të njohura si “aparatet”.

Makinat tradicionale janë larguar ndërsa bastet tash  luhen ne tablete dhe monitorë që janë të lidhur me kompjuterë.

Edhe në këtë rast paratë dorëzohen tek pronarët e paisjeve teknologjike ndërsa nëse fiton, paratë tërhiqen kesh.

Një operacion i policisë i zhvilluar pas informacioneve të KALLXO.com rezultoi me arrestimin e 9 personave në Gjakove. Aty u mbyllën edhe 9 pika bastesh.

Operacione të ngjashme janë zhvilluar edhe javën e kaluar në Gjilan dhe Viti.

https://kallxo.com/foto-policia-mbyll-lokalet-e-dyshuara-per-bastore-ne-gjakove/