Bordi i Trust: Humbja në fondet pensionale jo shqetësuese

Kryesuesi i Bordit të Trustit Pensional, Ruzhdi Morina nuk e konsideroi shqetësuese rënien prej 5.2 për qind të fondeve pensionale të kosovarëve.

Morina në ‘Jeta në Kosovë’ tha se luhatja që qoi në humbjen e 85 milionë eurove nuk është e jashtëzakonshme dhe rikuperimi veçse ka filluar.

“Vetëm në dy javët e para të këtij muaji jemi rikuperuar për 1.5 për qind, rreth 25 milionë euro i kemi shtu. Nuk është diçka për tu shqetësuar në këtë drejtim. Është një luhatshmëri normale e tregjeve. Ne e kemi nuhatur që diçka do të ndodhë”, tha ai.

Deklaratën e plotë të Morinës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: