Ilustrim

Bora bllokon disa rrugë në Kosovë (FOTO)

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në Kosovë e kanë vështirësuar qarkullimin rrugor.

Bora e cila po bie me intensitet të lartë në vend ka krijuar gjendjen e vështirë të rrugëve si dhe bllokimin e tyre.

Rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme, por ka vështirësi në qarkullim. Sipas fotografive të dërguar në redaksi të KALLXO.com, gjendja është e keqe edhe në kryeqytet.

 

Sipas një qytetari I cili ka dërguar fotografi në KALLXO.com shihet se rruga regjionale Xërxë-Kramovik është e bllokuar nga bora.

Gjithashtu, gjendja e vështirësuar shihet edhe brenda qytetit të Rahovecit.

KALLXO.com ka siguruar edhe disa fotografi nga gjendja e autostradës Prishtinë-Mitrovicë pas reshjeve te bores dhe temperaturave të ulta që po mbizotërojnë në vend.

Mirëpo, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj theksoi gjatë ditës së sotme së “rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të pandërprera sidomos në rajonet malore dhe në rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitare të vendit”.

https://kallxo.com/lekaj-apelon-per-kujdes-ne-komunikacion/

.