Deputetja e VV-së, Sranda Bogujevci

Bogujevci: Shumë shpejt do të jem me të gjithë ju për të festuar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka treguar se ende po vazhdon të ketë trajtim mjekësor nga plagët në dorë që i ka shkaktuar ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Dua t’i njoftoj të gjithë qytetaret së arsyeja pse sot nuk isha në Kuvend është për shkak të trajtimit mjekësor të vazhdueshëm që ende jam duke e marrë për dorën që e kam të lënduar nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit”, tha Bogujevci.

Postimi i plotë i deputetes Saranda Bogujevci:

Sot është një ditë historike për vendin. Vitin e ardhshëm bëhen 2 dekada prej se ka përfunduar lufta dhe kur marsi të vie nuk do të jetë kohë kur vetëm do të i kujtojmë të gjithë familjarët dhe dëshmorët që ranë për liri por do të jetë edhe kohë e krenarisë, që me shumë vështirësi po ndërtojmë shtetin.

Avancimi i FSK drejt bërjes ushtri.

Urime Kosovë!

Dua t’i njoftoj të gjithë qytetarët se aresyeja pse sot nuk isha në Kuvend është për shkak të trajtimit mjeksorë të vazhdueshëm që ende jam duke e marrë për dorën që e kam të lënduar nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit.

Shumë shpejt do të jem me të gjithë ju për të festuar!

“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem.”

https://kallxo.com/trajtimi-i-plageve-te-marra-nga-lufta-ia-pamundesoi-deputetes-te-votoje-per-ushtrine/

 

 

https://kallxo.com/deputetet-qe-nuk-moren-pjese-ne-votimin-e-ushtrise/