Bllokohet rruga Mitrovicë- Zveqan( FOTO)

Shembja e gurëve ka shkaktuar bllokimin e një rruge që nga mbrëmja e djeshme.

Rruga që lidh Mitrovicën me Zveqanin ka pësuar rrëshqitje të dheut dhe nuk është e lirë për qarkullim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se nuk dihet kur do të lirohet kjo rrugë.

“Për shkak të shembjes se gurëve, vazhdon të mbetet e bllokuar, deri në vlerësim tjetër të zyrtarëve të Ministrisë se Infrastrukturës”, tha Zahiti për KALLXO.com