Foto: Kallxo.com

Bllokohet puna e gjyqësorit, punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë

Në Pallatin e Drejtësisë ka filluar greva e punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Për shkak se punëtoret e administratës kanë hyrë në grevë asnjë palë nuk është duke u lënë që të hyjë në gjykatë apo në prokurori.

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në grevë. Foto: Kallxo.com

Punëtorët e sigurimit për KALLXO.com kanë thënë se nuk e dinë se sa do të zgjasë greva por që momentalisht u është thënë që të mos lënë asnjë palë që të hyjë brenda për shkak së punëtoret e administratës janë në grevë.

Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100%, për rreth 2 mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

https://kallxo.com/administrata-e-gjykatave-dhe-prokurorive-hyjne-ne-greve/