Pjesa ku është mbyllur rruga Hani i Elezit - Kaçanik, Foto: Kallxo.com

Bllokimi i rrugës, Dogana zhvendoset në pikën kufitare Glloboqicë

Ministria e Financave ka marrë vendim që të zhvendoset përkohësisht Dogana në pikën kufitare Glloboqicë me arsyetimin që mos të krijohen kolona dhe pritje të gjata.

“Në vazhdën e zhvillimeve pasë ndalimit të qarkullimit rrugor në N 2, segmenti Kaçanik – Hani i Elezit, në koordinim të plotë me ministritë e linjës, Ministria e Financave e Kosovës ka marrë vendim që të zhvendosen përkohësisht dogana në pikën kufitare Glloboçicë”, kjo për faktin që të mos krijohen kolona dhe pritje të gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim të Ministrisë.

Sipas komunikatës sot është biseduar me ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Goran Sugareski, me të cilin mbeti e hapur mundësia e një takimi për të qenë sa më të koordinuar në të dyja anët e kufirit.

“Kemi biseduar me ambasadorët, atë të Maqedonisë në Kosovë dhe të Kosovës në Maqedoni, për të qenë në koordinim të plotë dy vendet tona, në mënyrë që kjo situatë e përkohëshme të menaxhohet sa më mirë të jetë e mundur”, thuhet më tutje në njoftim.

http://kallxo.com/mbyllet-rruga-kacanik-hani-i-elezit-per-shkak-te-rrezikut-nga-shembja-e-kodres/

KALLXO.com raportoi për mbylljen e rrugës për shkak të rrezikut nga shembja e dheut dhe gurëve në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.