155 mijë hektarët e blerë nga Samir Mane afër Panairit të vjetër në Shkup, Foto: Giotto_mkd/Balkan Insight

Biznesmeni Shqiptar Premton Fillimin e Ri për Panairin e Vjetër të Shkupit

Sipërmarrësi i mirënjohur shqiptar, Samir Mane thotë se së shpejti do të kthejë panairin e vjetër të Shkupit në një vend të revitalizuar, banimi, biznesi dhe pazari.

Pronari i grupit BALFIN, biznesmeni shqiptar, Samir Mane, ka thënë se ndërtimi i një “qyteti” të ri në vendin e panairit të lënë pas dore në kryeqytetin maqedonas është gati të fillojë deri në fund të majit, me një investim me vlerë prej 300 milionë eurove.

“Ne do të fillojmë ndërtimin e një qyteti, por jo në Shqipëri. Është një mini-qytet në Shkup, një investim prej 300 milionë eurosh. Qyteti do të përmbajë 1.400 banesa, një qendër të madhe tregtare dhe katër kulla me zyra”, tha Mane, të dielën në televizionin Tring të Shqipërisë.

“Ai quhet ‘Qyteti i Zgjuar’ dhe shumë shpejt do të bëhet realitet në Maqedoni”, shtoi ai.

‘Grupi BALFIN’ i Manes bleu një vend të madh prej 155 mijë metrash katrorë pranë panairit të vjetër të tregtisë në Shkup, në tetor të vitit të kaluar përmes firmës së saj ndihmëse në Maqedoni, ‘Shkupi East Gate’, i cili bleu tokën pasi pronari i mëparshëm, Grupi Slloven ERA, nuk arriti të çonte përpara premtimin për përmirësimin e saj.

ERA nisi projektin e përmirësimit në vitin 2008, në mes të madhështisë dhe me praninë e kryeministrit të atëhershëm, Nikola Gruevski, i cili shfrytëzoi rastin për të përshëndetur një mundësi për të krijuar vende të reja pune.

Por ndërtimi u ndal shpejt, ndërsa kompania fajësoi krizën globale financiare, për të cilën u tha se i kishte frikësuar investitorët. Vitin e kaluar, si rezultat i falimentimit, panairi tregtar i Shkupit u mbyll.

Sipas planit të vjetër për përmirësim, 110 mijë metra katrorë ishin planifikuar të ngjiten me panairin ekzistues që mbulon 65 mijë metra katrorë. Megjithatë, pronari i ri ka në plan të fillojë punën dhe së pari të prishë panairin e vjetër.

Ndërsa Mane ka fituar pseudonimin e njeriut më të pasur në Shqipëri, grupi i tij BALFIN është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në Europën Juglindore.

Ky nuk është investimi i parë i BALFIN në Shkup. Në vitin 2012, BALFIN ndërtoi qendër tregtare në Shkup, e cila më vonë e shiti te British Hystead Limited.