Biznesi i punësimeve të qeverisë Haradinaj 

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton hulumtimin për punësimet e figurave të AAK-së, NISMAS dhe PDK-së në ndërmarrjet publike dhe postet tjera të rëndësishme.

Hulumtimi sjell të dhëna nga 35 procese të monitoruara dhe refuzimin e kuvendit dhe qeverisë për të marrë parasysh rekomandimet e ambasadës britanike në përzgjedhje.

Në intervistë për emisionin ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, është shprehur se vetëm gjysma e rekomandimeve të britanikëve janë implementuar.

Ai ka folur për lidhjet politike dhe ndikimin e lidhjeve të partive në emërimet.

Në hulumtim përmenden rastet më eklatante si emërimi i Naser Shalës në krye të agjencisë së pronave bordi i ZRrE-së e deri te drejtori i ATK-së.