Bislimi: Rënia pensionale është e lartë dhe shqetësuese

Profesori i Ekonomisë, Besnik Bislimi debatoi me përfaqësuesit e Trustit pensional lidhur me rënien në fondin pensional.

Sipas profesorit, rënia prej 5.2 përqind në vitin 2018 nuk mund të quhet normale  dhe deuhet të jetë shqetësuese.

“Dikund është mirë me gjetë fajtorin për arsye se 5.2 për qind është bajagi shumë. Është mirë të mos përgjithësohet duke thënë se është rënie normale. Nuk është mirë me thënë se krejt po humbin edhe na po humbim. Trusti Pensional i Kosovës është një çështje shumë specifike, na jemi tu folë për një monopol që ka asete sa një e treta e produktit të brendshëm shoqëror. Një pjesë e madhe e fondeve është jashtë dhe ekonomia nuk po e ndien këtë rënie”, tha Bislimi.

Deklaratën  e plotë të Bislimit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: