BIRN shpall bursën për ekselencë në gazetari për 2019

A e dini një storie të shkëlqyer që dëshironi ta raportoni? A doni të merrni aftësi si gazetar i një niveli tjetër, duke marrë mbështetje të ngushtë editoriale dhe një ndihmë bujare për të hulumtuar një temë në thellësi? Nëse përgjigja për secilën prej këtyre pyetjeve është PO, duhet ta shqyrtoni aplikimin për Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari për vitin 2019.

Tema për bursën e këtij viti është LIRIA. Nëse tashmë keni një storie që dëshironi ta ndiqni, ju mund ta përdorni këtë temë për ta hartuar propozimin. Nëse ende po kërkoni një storie, kjo  temë mund t’ju ndihmojë, duke ju bërë juve të bëni pyetje të drejta.

Ne do t’i pranojmë aplikacionet e gazetarëve nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia. Ju lutemi sigurohuni që të na dërgoni kërkesën tuaj, duke përfshirë propozimin për një storie të bazuar në temën e këtij viti. Afati i fundit për aplikim është 6 mars 2019.

Gjithashtu materiali i dërguar duhet t’i përgjigjet pyetjeve kujt, çfarë, kur, ku dhe pse. Propozimi juaj duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes: çfarë pastaj? Pse duhet ta lexojnë lexuesit tekstin tuaj?

Para se të filloni, shikoni këto këshilla për të bërë një aplikacion nga 2017 dhe 2018.

Çdo vit, 10 gazetarë zgjidhen përmes konkursit të hapur për të marrë fonde dhe mbështetje profesionale për të kryer hulumtime të thella dhe për të shkruar tregime gazetareske që zbulojnë diçka të re për botën tonë ose që zbulojnë njohurinë në një anë tjetër.

Aplikantët e përzgjedhur nga një komision i pavarur për të marrë pjesë në bursë do të marrin një bursë prej 2,000 euro dhe deri në 2,000 euro tjera për shpenzimet e udhëtimit dhe hulumtimit. Ata gjithashtu do të marrin pjesë në seminare ndërkombëtare dhe do të marrin udhëzime të vazhdueshme për storiet e tyre

Storiet e përzgjedhura nga programi do të publikohen nga BIRN dhe nga media të shquara rajonale dhe ndërkombëtare. Tri tregimet kryesore, të përzgjedhura nga një juri e pavarur, gjithashtu do të marrin çmime në para të gatshme.