Autori i emisionit "Drejtësia në Kosovë" gjatë ligjërimit, Foto; BIRN Kosova/Kallxo.com

BIRN mban trajnim për standardet e vërtetimit të fakteve nga mediat lokale në Mitrovicë

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka mbajtur një trajnim dyditor në Universitetin e Mitrovicës me temën “Zbatimi i standardeve të vërtetimit të fakteve nga mediat lokale”. 

Tema e ditës së parë ka qenë vërtetimi i fakteve, raportimi i sigurt në gazetari, hulumtimi bazuar në standardet e IFCN, hulumtimet e thella televizive, hulumtimet bazuar në raportimet e sinjalizuesve, të cilat janë ligjëruar nga Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”. Ndërsa sa i përket produktit të Krypometrit ka folur Visar Prebreza, redaktor përgjegjës për hulumtime në BIRN Kosova. 

Në ditën e dytë të trajnimit ka ligjëruar koordinatori i Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica, për etikën në gazetari, raportimin e së vërtetës, privatësinë, të drejtat e autorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

Audienca e këtij trajnimi kanë qenë gazetarë të mediave lokale dhe studentë të Fakultetit Juridik në Mitrovicë.

Ky është trajnimi i parë dyditor.

Gjithsej do të mbahen 10 trajnime në 5 komuna të Kosovës.

Përveç në Mitrovicë, trajnimet do të mbahen edhe në Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan. 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të certifikohen nga BIRN Kosova.

Autori i emisionit “Drejtësia në Kosovë” gjatë ligjërimit, Foto; BIRN Kosova/Kallxo.com
Redaktori përgjegjës për hulumtime në BIRN Kosova, Visar Prebreza gjatë ligjërimit, Foto: BIRN Kosova/Kallxo.com
Kordinatori i Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica gjatë ligjërimit, Foto: BIRN Kosova/Kallxo.com

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).  

13 Mars 2019 - 20:37

Dorentina Kastrati 13/03/2019 - 20:37
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend