BIRN dhe Internews Kosova në përkrahje të vendimit të KGJK-së

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), dhe Internews Kosova (I/KS)përmes një letre drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) e ka shprehur qëndrimin e saj ndaj vendimit për qasjen e avokatëve në mjediset e gjykatave të vendit.

BIRN dhe Internews Kosova si organizata të cilat monitorojnë sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës tash e 13 vite, e gjejnë të drejtë dhe të domosdoshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor për mbajtjen e rendit dhe mbarëvajtjen e punës në Gjykata.

Gjithashtu përmes kësaj letre BIRN dhe Internews Kosova kërkojnë që kjo rregullore të vlejë njëjtë edhe për prokurorët që përfaqësojnë raste në gjykatat e Kosovës, në mënyrë që të mos cenohet barazia e palëve dhe mos të dëmtohet perceptimi i publikut dhe palëve mbi objektivitetin e gjykatës.

BIRN dhe Internews Kosova kërkojnë nga KGJK-ja, që të vazhdojnë ta zbatojnë urdhrin e vendosur duke ndërmarrë hapa të nevojshëm për ta tejkaluar bojkotin e avokatëve në mënyrë që sa më para rrjedhja e gjykimeve në Republikën e Kosovës ti kthehet normalitetit.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë drejtuar KGjK-së: