Bilanci i Policisë, 6 të arrestuar në 'Beer Fest'

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur sonte gjatë mbajtjes së Festivalit të Birrës.

Sipas zëdhënëses së Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti, rreth orës 22:30 Policia ka marrë informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë.

Zëdhënësja tha për KALLXO.com se sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar.

“Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, te cilat kanë vënë situatën nën kontroll”, tha ajo.

Lidhur me këtë rast, sipas zëdhënëses, Policia ka shoqëruar në stacion 6 persona.  Me rastin po merren njësitet përkatëse.

KALLXO.com raportoi për një përleshje fizike që ka shpërthyer sonte gjatë mbajtjes së Festivalit të Birrës në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar pamje dhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihen disa persona duke u përleshur fizikisht në mes tyre.

https://kallxo.com/pamje-perleshje-fizike-mes-disa-personave-gjate-festivalit-te-birres/

Policia dhe pjesëtarët e kompanive të sigurimit kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën.

Me këtë rast janë arrestuar disa persona.