Pllaka e rënë në Pallatin e Drejtësisë | Foto: KALLXO.com

Bie Një Pllakë e Tavanit në Pallat të Drejtësisë

Pllaka është thërrmuar në tërësi në dysheme, në një zyrë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga kjo rënie e pllakës nuk ka të lënduar.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi nuk deshi ta komentojë rënien e kësaj pllake.

KALLXO.com ju sjell fotografi të pllakës së rënë në dysheme dhe dëmeve që ajo shkaktoi.

pallati1 pallati5

Edhe më 7 korrik të vitit të kaluar kishin rënë pllaka të tavanit në pjesën e Pallatit të Drejtësisë ku është e vendosur Gjykata e Apelit.

pallati6 pallati7 pallati8 pallati9

http://kallxo.com/bien-pllaka-te-tavanit-ne-pallatin-e-drejtesise/

Në një pjesë të këtij pallati edhe uji kishte depërtuar në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa KALLXO.com ka shkruar edhe për problemet me ashensorë.

http://kallxo.com/ashensori-i-leshon-kater-punetore-ne-pallatin-e-drejtesise/

http://kallxo.com/flet-gjyqtari-qe-u-ngujua-ne-ashensorin-e-pallatit-te-drejtesise/

Punonjësit e pallatit janë ankuar dhe kanë protestuar edhe për mungesë oksigjeni, pasi ky kompleks ku janë vendosur institucionet e sistemit të drejtësisë është pa dritare dhe i tipit të mbyllur, ndërsa furnizohet me ajër me anë të sistemit të ajrosjes.

“Jeta në Kosovë” më 2 qershor shfaqi emisionin që iu kushtua Pallatit të Drejtësisë ku u dhanë detaje se si duhet të mirëmbahet sistemi i ajrosjes.