Bie nga ndërtesa në Prishtinë, vdes 53-vjeçari

Një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, tha se rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informatën se në lagjen “Arbëria” një person, S.K. 53-vjeç, ka rënë nga një ndërtesë.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se  rreth orës 18:00 ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti-Haziraj.

Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë.