Shefi i ri i Qeverisë austriake, Sebastian Kurz - Foto: REL/AFP

Betohen Anëtarët e Qeverisë së Re Austriake

Anëtarët e koalicionit të ri në Austri në mes të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme janë betuar sot gjatënjë ceremonie në Vjenë.

Lideri i Partisë Konservatore të Popullit (OVP), 31 vjeçari, Sebastian Kurz është bërë lideri më i ri qeveritar në Europë, pasi u betua për detyrën e kancelarit tek presidenti Alexander Van der Bellen.

Partneri tjetër i koalicionit, Partia e ekstremit të djathtë (FPP), është partia e vetme e tillë që qeveris në Bashkimin Europian.

Kjo parti do të drejtojë Ministrinë e Brendshme, atë Mbrojtjes, dhe të Punëve të Jashtme derisa lideri i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, është emëruar si zëvendëskancelar.

Qindra persona kanë protestuar afër pallatit Hofburg ku është mbajtur kjo ceremoni, duke mbajtur pllakatet si “mirë se vini refugjatë” dhe “jashtë nazistët”.

Sikur FPO ashtu edhe OVP kanë premtuar se do të ashpërsojnë rregullat e këtij shtetit për azil dhe imigrim.

Po ashtu, që të dy partitë janë pajtuar që ta bëjnë prioritet luftimin e islamit politik, të ulin taksat dhe të marrin iniciativë për marrëdhënie më të mira në mes të Perëndimit dhe Rusisë. (REL)