Betimi i Gazmend Muhaxherit, Lumbardhin do ta mbrojmë me jetë

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se do ta mbrojnë në çfarëdo forme Lumbardhin dhe nuk do të lejojnë ndërtimin e asnjë hidrocentrali.

Ai ka shtuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë edhe nëse kompania Kelkos Energy i qet “brinat”.

“Ujku do mjegull dhe kjo mjegull është krijuar niveleve të larta politike për me i leshu disa agjenda private dhe me i realizu. Plani zhvillimor komunal është bazë për zhvillim të një komune dhe autoritetin për me planifiku në Komunën e Pejës nuk ia delegojmë kurrkujt sepse na është dhënë me ligj dhe kushtetutë. Dhe, në planin zhvillimor komunal përcaktohet që ne nuk lejojmë hidrocentrale me ndërtu në Lumbardhin e Pejës dhe ne jemi të vendosur që këtë punë ta mbrojmë edhe me jetë dhe hidrocentrali në Lumbardh të Pejës nuk do të ndërtohet edhe nëse Kelkos i qet “brinat”dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tij, nuk kanë shanca me ndërtu në Lumbardh të Pejës, Peja e ka një kryetar që do ta mbrojë me jetë”, ka thënë Muhaxheri në debatin për Lumbardhin.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

www.kallxo.com

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.