Pal Lekaj - Foto: Facebook/PalLekaj
Betim Reçica emërohet sekretar në Ministrinë e Pal Lekajt
Betim Reçica është emëruar sot nga Qeveria e Kosovës në pozitën e sekretarit të përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës.
Reçica deri para pak kohe mbante postin e ushtruesit të detyrës së sekretarit në ministrinë e Pal Lekajt.
Ministri i Administratës Publike para të pranishmëve se pas intervistimit të 3 kandidatëve, i preferuari nga ministri Lekaj ka dal Betim Reçica.
Njëri nga kundër kandidatët e Reçicës kishte qenë edhe Nebih Shatri i cili në të kaluarën kishte mbajtur postin e ushtruesit të detyrës së sekretarit.
Në nëntor të vitit të kaluar, Pal Lekaj kishte shkarkuar Nebih Shatrin nga pozita e ushtruesit të detyrës së sekretarit, Nebih Shatrin duke e emëruar Betim Reçicën.
https://kallxo.com/pal-lekaj-e-nderron-sekretarin-e-pergjithshem-dokument/
Mirëpo, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil i Kosovës kishte gjetur parregullsi në emërimin e Betim Reqicës si ushtrues detyre i sekretarit.
KPMShC, pas ankesës së ish-Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MI, Nebih Shatri, e kishte shfuqizuar vendimin e ministrit Lekaj, të datës 11 nëntor të vitit të kaluar me të cilin Betim Reçica ishte caktuar Ushtrues Detyre në pozitën ‘Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës’.
Këshilli gjeti shkelje në vendimin e Pal Lekajt për emërim e Betim Reçicës U.D. Sekretar
Ministria e Pal Lekajt kishte dërguar rastin në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për ta shtyrë vendimin e Këshillimit të Pavarur, mirëpo kjo padi ishte hedhur poshtë.
https://kallxo.com/pal-lekaj-e-zevendeson-ushtruesin-e-detyres-se-sekretarit-me-nje-ud-tjeter/
.