Betim Gjoshi Komenton Refuzimin e Ankesave të PDK-së nga Supremja

Betim Gjoshi komentoi për KALLXO.com refuzimin që Gjykata Supreme ua bëri sot ankesave të PDK-së për balotazhin në Prizren e Klinë.

Gjoshi tha se ky subjekt është duke pritur vendimet për t’i analizuar

“Ne jemi duke pritë vendimet për t’i analizuar. Është pa precedent me gjithë faktet që i kemi ofruar përmes ankesave”, tha Gjoshi.

Ai konstatoi se organet që vendosin për ankesat nuk janë përpjekur të vërtetojnë argumentet e PDK-së.

“Organet për ankesa nuk kanë marrë mundin as të hapin kutitë për të vërtetuar pretendimet tona”, tha Gjoshi.

Gjykata Supreme tregoi sot se ka refuzuar ankesat e PDK-së ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për Prizren dhe Klinë.

http://kallxo.com/gjykata-supreme-refuzon-ankesat-e-pdk-se-ne-prizren-dhe-kline/

PDK-ja ishte ankuar edhe në PZAP, por tri ditë më parë ky institucion refuzoi ankesat e saj.