Arjeta Gashi - Foto: KALLXO.com

Beteja e Arjeta Gashit për ndarjen e pasurisë me ish-bashkëshortin sërish nis nga fillimi

Shqyrtimi gjyqësorë në betejën e paditëses Arjeta Gashi për njohjen e kontributit në krijimin e pasurisë së përbashkët me ish- bashkëshortin  ka filluar rishtazi.

Arsyeja e fillimit nga zeroja të këtij shqyrtimi ishte  për arsye të ndërrimit të gjyqtarit të rastit.

Lënda ka qenë në gjykim te gjyqtari Faton Bajrami, por pasi që i njëjti ka kaluar në departamentin për çështje ekonomike kjo lëndë tashmë i është ndarë gjyqtares Hunaida Pasuli.

Gjatë seancës gjyqësore, i autorizuari i paditëses avokati Musli Abazi ka dekaruar se qëndron në tërësi pranë padisë.

Kurse i autorizuari i të paditurit, avokati Gani Hoxha e ka kundërshtuar në tërësi padinë dhe kërkesëpadinë e paditëses, duke mbetur kështu në tërësi pranë përgjigjes në kërkesëpadi.

Ndër të tjera pala paditëse i ka propozuar gjykatës që për vlerësimin e kontributit të paditëses gjatë bashkësisë martesore të caktohet një ekspert dhe të bëhet një ekspertizë financiare me anë të së cilës do të mund të caktohej vlera reale e kontributit të paditëses.

Lidhur me propozimin e palës paditëse, gjyqtarja e rastit Hunaida Pasuli morri aktvendim me anë të të cilit e aprovoi propozimin duke deklaruar se gjykata me një aktvendim të veçantë do të caktoj ekspertin i cili do të kryej këtë ekspertizë financiare në të cilin aktvendim do të përshkruhen detyrat e eskpertit.

Seanca e radhës në këtë shqyrtim gjyqësor do të mbahet pas pranimit të ekspertizës nga ana e ekspertit.

Kjo lëndë është lëndë e kthyer në rigjykim.

https://kallxo.com/apeli-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-arjeta-gashit-per-ndarjen-e-prones-ish-bashkeshortin/

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e paditëses Arjeta Gashi  ashtu që e ka kthyer në rigjykim vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Paditësja Arjeta Gashi me anë të një kërkesëpadie kishte kërkuar që të detyrohej i padituri, ish-bashkëshorti, që në emër të kontributit në krijimin e pasurisë së përbashkët martesore t’ia kompensojë gjysmën e shumës, në lartësi prej 37.900 mijë euro. Ajo kishte kërkuar që të vërtetohej se kishte kontribuar në gjysmën e pasurisë së përbashkët martesore në vlerë prej 75.800 mijë euro sa kishte qenë e martuar me të paditurin L. Rr.

Por pas disa seancave të mbajtura dhe pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që ta refuzonte kërkesëpadinë e paditëses Arjeta Gashi.

Kundër këtij aktgjykimi të gjykatës së shkallës së parë ankesë kishte ushtruar paditësja Arjeta Gashi dhe avokati i saj Musli Abazi për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe zbatimit të gabuar të gjendjes materiale andaj ata kishin kërkuar nga Gjykata e Apelit që ta prishte aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe çështjen ta kthente në rigjykim.

Ky proces gjyqësor ka filluar në vitin 2016, ndërsa paditësja pretendon se ka kontribuuar në krijimin dhe shtimin e pasurisë përmes punës së saj në KOSTT përgjatë 10 viteve. Paditësja pretendon se i takon gjysma e një banese e cila ndodhet në Prishtinë si dhe pasuria tjetër e luajtshme e përshkruar në padi.

Paditësja pretendon se kontributi i saj është dhënë përmes përgatitjes së ushqimit për fëmijë dhe për familje, higjienë dhe punë tjera të mirëmbajtjes së familjes së përbashkët.

Në anën tjetër pretendimet e paditëses kundërshtohen nga ish-bashkëshorti, tani i padituri, i cili pretendon se fare nuk është pronar i banesës së pretenduar nga ish-gruaja e tij porse kjo pasuri i takon familjes së tij, nënës, motrave dhe vëllait të tij.

Problemet e saj me gjykatës, Arjeta Gashi i ka rrëfyer edhe në emisionin “Jeta në Kosovë“.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për këtë proces gjyqësor

https://kallxo.com/kerkon-38-mije-euro-nga-nje-dekade-jete-te-perbashket/