Bërnabiq: Votimi i Platformës na ka shtyrë tutje të mos e vazhdojmë dialogun

Një ditë pas vizitës në Kosovë, zyrtari i lartë i Qeverisë britanike, Richard Moore ka vizituar Serbinë.

Ai gjatë një takimi me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, tha se është e nevojshme të vazhdohet përpjekja për të gjetur një zgjidhje me Kosovën.

Ndërsa sipas një njoftimi të Qeverisë së Serbisë, Bërnabiq i tha atij se futja e taksës 100 për qind nga Kosova, formimi i Ushtrisë dhe votimi i Platformës për Dialogun ka bërë që Beogradi të mos mendojë për dialogun dhe të refuzojë çdo mundësi për kompromis.

“Sjellja e Prishtinës ka një ndikim negativ në jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, por edhe në stabilitetin e të gjithë rajonit. Lëvizje të tilla janë kundërproduktive, dhe shpresojmë në të njëjtën kohë që presioni i duhur i bashkësisë ndërkombëtare do të largojë taksën dhe dialogu të vazhdojë”, tha ajo.

Moore gjatë vizitës së tij në Prishtinë është takuar më kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e Ekipit Negociator të Kosovës.

Ai në këtë vizitë ka kërkuar që të pezullohet taksa ndaj Serbisë dhe të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

https://kallxo.com/haradinaj-kosova-pro-marreveshjes-me-serbine-ne-kufijte-ekzistues/

 

https://kallxo.com/ahmeti-brukseli-kerkon-nje-qendrim-ndaj-takses/

 

https://kallxo.com/limaj-te-gjithe-na-kerkojne-pezullimin-e-takses/

www.kallxo.com