Berisha pret admiralin Foggo, ndër takimet e rralla me delegacionet e huaja

Shefi i Komandës së Bashkuar të  Aleancës Veriatlantike në Napoli, admirali James Foggo, ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë vizitë ai është pritur nga ministri, Rrustem Berisha.

Në këtë takim nuk ka pasur prononcime për media.

Ky është nga takimet e rralla të ministrit Berisha me përfaqësues të NATO-s dhe delegacioneve të huaja.

Ndryshe, ministri kosovar është i akuzuar nga Prokuroria Speciale në rastin e listave të veteranëve të luftës.

https://kallxo.com/komandatet-e-uck-se-deklarohen-rreth-fajesise-per-akuzat-e-prokurorise-per-listat-e-veteraneve/

]