Foto: Kallxo.com

Berat Buzhala mungon në gjyqin për plagosjen e Azem Vllasit

Gazetari dhe ish deputeti Berat Buzhala nuk ka qenë prezentë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë në rastin e “Syrt të Popullit”.

Buzhala ka qenë i ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai ishte paraqitur sot paradite në gjykatë ndërsa ishte në radhë të dëshmonte pas Kadri Veselit nga ajo kohë Buzhala është larguar nga gjykata.

Gjyqtarja Naime Jashanica ka bërë të ditur se Buzhala ka lajmëruar mos-prezencën e tij.

“Berat Buzhala ka njoftuar se është rrugës për një shtet fqinjë dhe nuk mund të jetë i pranishëm”, tha gjyqtarja Naime Jashanica.

Sot gjatë ditës ka dëshmuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka debatuar disa herë më të akuzuarit, sa është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës.

Për momentin është duke dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së Thacit janë përjashtuar mediat.

https://kallxo.com/hashim-thaci-ne-gjykate-per-syrin-e-popullit/

Gjatë ditës dëshmi për këtë rast kanë dhënë edhe deputeti i PSD-së, Faton Topalli dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

https://kallxo.com/faton-topalli-per-syrin-e-popullit-degjova-nga-kadri-veseli/

https://kallxo.com/video-kadri-veseli-e-pyet-murat-jasharin-pse-emri-im-gjendet-ne-listen-e-syrit-te-popullit/

https://kallxo.com/tensione-mes-kadri-veselit-e-avni-llumnices-ne-gjykimin-e-syrit-te-popullit-video/

https://kallxo.com/xhavit-haliti-e-sadri-ramabaja-debatojne-ne-gjykate-edhe-per-emrat-e-grave/

https://kallxo.com/kadri-veseli-rrefehet-ne-gjykate-per-plagosjen-e-azem-vllasit/

Të akuzuarit si pjesë e kësaj organizate akuzohen për plagosjen e Azem Vllasit.