Gjyqtari Beqir Kalludra |Foto: KALLXO.com
Beqir Kalludra do t’i Gjykojë Përsëri Aktivistët e Vetëvendosjes
Sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit që ktheu në rigjykim rastin ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, konfirmohet se përbërja e trupit gjykues do të mbetet e njëjta.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Apelit, avokatët mbrojtës të aktivistëve të VV-së kanë kërkuar edhe ndryshimit e trupit gjykues nëse lënda kthehet në rigjykim.
Ndërkaq, Apeli nuk e ka trajtuar këtë kërkesë të mbrojtjes në aktvendimin e siguruar nga KALLXO.com dhe lënda është kthyer të gjykohet nga trupi i njëjtë gjykues, raporton KALLXO.com.
Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po gjykohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016.
http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/
Në mesin e të dyshuarve për këtë sulm ishte edhe aktivisti Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Misteret e Vdekjes së Astrit Deharit
Aktivistët e VV-së ishin shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore dhe ishin dënuar me burg, por Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.
KALLXO.com publikoi sot ekskluzivisht të gjeturat që e shtynë Apelin ta kthejë rastin në rigjykim.