Foto: Komuna e Skenderajt

Bekim Jashari takon sindikalistët e arsimit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit të kësaj komune, ku biseduan rreth grevës së mësimdhënësve e cila po vazhdon edhe sot pavarësisht ofertës së Haradinajt për ngritje të pagave.

Jashari përmes një postimi në ‘Facebook’ bëhet e ditur se i ka të qarta shqetësimet e mësimdhënësve.

Por që sipas tij, duhet vazhduar dialogun ndërmjet Qeverisë dhe SBAShK-ut për të arritur deri të një zgjidhje e cila do të shënonte fundin e grevës dhe rifillimin e mësimit.

SBAShK- u nuk e ka pranuar propozimin e kryeministrit Haradinaj për ngritje të pagave, pasi që sipas tyre “nuk i plotëson kërkesat e tyre”

21 Janar 2019 - 16:25

Xheneta Murtezaj 21/01/2019 - 16:25
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend