Bekim Jashari. Foto: Facebook

Bekim Jashari ngushëllon familjen për vdekjen e 13 vjeçarit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shprehur ngushllimet e tij për 13 vjeçarin që vdiq nga një askident rrugor sot gjatë ditës në Skenderaj.

Jashari përmes një postimi në Facebook është shprehur i tronditur, derisa ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi në komunikacion.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, dhe lutemi për jetën e motrës të së ndjerit, e cila është shtruar në spital për trajtim mjekësor”, ka shkruar kryetari Jashari.

Bashkë me viktimën është aksidentuar edhe një vajzë 3 vjeçare e cila është duke u mjekuar në QKUK.

https://kallxo.com/vdes-13-vjecari-ne-skenderaj-goditet-nga-nje-veture/