Bekim Jashari mbjell fidane në oborrin e çerdhes në Skenderaj

Në aksionin për mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e vendit nga mbeturina i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe jo vetëm.

Jashari bashkë më fëmijët e kopshtit  “Nëna Zahide” kanë mbjellur pemë dhe lule në oborrin e kopshtit.

“Që të kemi sa më shumë gjelbërim dhe ngjyra pranverore në qytetin tonë, së bashku me fëmijët kemi mbjellë pemë dhe lule në oborrin e Kopshtit të Fëmijëve “Nëna Zahide”, për të nisur edhe zyrtarisht aksionin e madh të largimit të mbeturinave nga parqet, rrugët dhe hapësirat tjera publike, bashkërisht me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, përfaqësuesit e “Let’s do it Kosova”, drejtorët komunal, asamblistët, punëtorët e Administratës, shërbimet publike, nxënësit dhe qytetarët”, ka bërë kështu të ditur i pari i Skenderajt përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.