Deputeti Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu komenton vendimin e Veselit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka mbështetur vendimin e shefit të partisë së tij, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Haxhiu në një bisedë për KALLXO.com tha se të gjitha partitë politike duhet ta ndjekin shembullin e Veselit.

“Në këtë vendim e mbështesim dhe e përkrahim sepse është vendim i mençur dhe duhet të reflektojë tek të gjitha subjektet politike dhe tek të gjitha instutcionet që kanë pëgjegjesi udhëheqëse menaxhuese. Nëse vërtet e dëshirojmë një shtet të drejtë dhe ligjor të gjitha partitë politike do të duhej ta ndiqnin shembullin e kryetarit Veseli”, tha deputeti i PDK-së.

Deputeti po ashtu tha se edhe vetë individët duhet të marrin vendime të tilla.

“Por edhe individët nëpër instuticione do të duhej të reflektonin karshi këtij vendimi, nëse vërtet dëshirojmë integrimin në BE dhe zbatimin e ligjit”, shtoi ai.

Veseli këtë vendim për largimin e personave me aktakuzë nga pozitat udhëheqëse në instuticionet publike e ka marrë gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, sot është liruar nga detyra nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

https://kallxo.com/besim-beqaj-largohet-nga-qeveria/