Bejtush Gashi. Foto: MPB

Bejtush Gashi: Shkarkimi im nuk kishte lidhje me performancën time

Tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi, ka reaguar një ditë pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit.

Gashi ka thënë se arsyeja e shkarkimit të tij nuk lidhet me përformacën e tij por sipas tij, ka qenë kërkesë e krytarit të AKR-së.

“Sado e habitshme që mund të duket po të mbajmë parasysh përvojën e vendeve demokratike të zhvilluar, arsyeja e zëvendësimin tim ka qenë një kërkesë e kryetarit të AKR-së për riformatizim të qeverisë dhe asnjë arsye tjetër që lidhet me performancën gjatë ushtrimit të kësaj detyre”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Gashit.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Rrahim Pacolli, kishte thënë për KALLXO.com se shkarkimi erdhi për shkak të performacës së tij si ministër.

Në postin e ministrit të MPB-së është emëruar Ekrem Mustafa.

https://kallxo.com/bejtush-gashi-ia-dorezon-detyren-ekrem-mustafes/

Gashi ishte emëruar në prill të vitit 2018, pak ditë pasi ish-ministri Flamur Sefaj qe shkarkuar për shkak të ekstradimit misterioz të gjashtë shtetasve turq drejt Turqisë.

https://kallxo.com/shkarkohet-ministri-i-brendshem-bejtush-gashi/

www.kallxo.com