Bejtush Gashi. Foto: MPB

Bejtush Gashi, ‘kurban’ i kërcënimit të Labinot Tahirit

Aleanca Kosova e Re (AKR) konfirmoi sot se Bejtush Gashi është shkarkuar nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, ende pa e mbushur gjysmë viti në këtë pozitë.

Gashi, një kuadër i vjetër i AKR-së dhe bashkëpunëtor i liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, në bazë të raportimeve të mediave, pritet t’i lë vendin Ekrem Mustafës, i cili vjen si emër befasi për një pozitë të rëndësishme qeveritare çfarë është posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Sado që lajmi sot u dha befasishëm në media rreth shkarkimit të Gashit, ky proces ka një histori të veten.

Deputeti i AKR-së dhe nënkryetari i kësaj partie, Labinot Tahiri, në fillim të muajit të kaluar lansoi lajmin për dorëheqjen e tij nga postet partiake.

https://kallxo.com/labinot-tahiri-ndahet-nga-behgjet-pacolli/

Por pak orë pasi doli lajmi, vetë Behgjet Pacolli kundërshtoi dorëheqjen e Tahirit.

https://kallxo.com/pacolli-komenton-pishmanin-e-labinot-tahirit/

Më vonë edhe vet Tahiri ktheu qëndrimin për 360 shkallë duke u bërë pishman për dorëheqjen e tij.

https://kallxo.com/labinot-tahiri-i-bie-pishman-doreheqjes/

Derti i Tahirit nuk kishte të bënte fare performanca e ndonjërit prej ministrave.

Ai donte përfaqësim të qytetit të tij, Ferizajt, në kabinetin qeveritar.

“E kemi një marrëveshje me Behgjet Pacollin dhe nëse ajo nuk realizohet unë do jap dorëheqje. Marrëveshja është që të kemi një ministër nga Ferizaj dhe nëse kjo nuk realizohet unë do jap sërish dorëheqje”, kishte thënë Tahiri për KALLXO.com më 3 shtator kur deklaroi pishmanin e tij për dorëheqjen e dhënë.

Kërkesën për një ministër nga Ferizaj, Tahiri e kishte bërë edhe më 5 gusht përmes një postimi në Facebook.

https://kallxo.com/labinot-tahiri-kerkon-qe-ferizaji-te-kete-minister-ose-ambasador/