Ramush Haradinaj dhe Bejtush Gashi, FOTO: Facebook

Bejtush Gashi Emërohet Ministër i Brendshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot Bejtush Gashin, Ministër të Punëve të Brendshme.

Ai ka njoftuar përmes Facebookut për emërimin e Gashit që sipas tij do të sjellë një përvojë të madhe në këtë fushë.

“Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin”, shkroi Haradinaj.

“Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.”, shtoi ai.

Ministri i ri u emërua në pozitën që mbeti vakante pas dorëheqjes së Minsitrit Flamur Sefaj.

http://kallxo.com/flamur-sefaj-deklarohet-pas-doreheqjes/