Rikonstruimi i vendit të ngjarjes në Prizren - Foto: KALLXO.com

Bëhet Rikonstruimi i Vendit të Ngjarjes ku u Vra Hekuran Morina

Për shkak të rikonstruimit të vendit të ngjarjes lidhur me vrasjen e Hekuran Morinës, Policia e ka bllokuar rrugën në lagjen Bazhderhane të Prizrenit.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 23 shkurt 2015 rreth orës 19:40 minuta në Prizren.

Për këtë vrasje akuzohet Bernard Përlazri.

Sot, Shaip Beqiraj tregoi se ku ka qenë saktësisht në natën kritike.

“Unë në xhipin X5 e kam pa veç një person dhe nuk e di kush ka qenë. X5 ka ikë nga vendi ngjarjes ndërsa unë jam plagosur me dy plumba. Me revole në dore e kam pa Fadil Morinën tu gjujtë. Ndërsa nga X5 nuk e di kush ka qenë”, tha dëshmitari Beqiraj.

“Bernard Përlazri ka dalë me armë në dorë prej kerrit që ka qenë para kerrit tem. Bashkë me Bernardin ka dalë edhe shoku i tij që ka qenë në kerr me të. Kanë fillu janë sha me rob, edhe kanë fillu, janë gju me Hekuranin e Fadil Morinën, kush ka gjujt i pari nuk e di, unë jam shtri në kerr temin se ka pasë shumë krisma. Bernardin e kam pa tu gju. Masi janë gjujtë Bernardi me ata që kanë qenë bashkë kanë ikë naltë me X5 ndërsa Hekurani me Fadil Morinën kanë mbet shtrirë këtu”, tha ndërkaq dëshmitari Sadri Tafaj.

Ndërsa, dëshmitari Besim Hoti, i cili kishte qenë në veturë me Fadil Morinën tha se “Fadili ka dalë nga vetura se e ka pa që Hekuranit ja kanë pre rrugën, masnej u kthy e ka marrë armën në kerr ka dalë janë gjuajtë, kam dal dikur nga vetura, Hekurani mka thënë: Merre bacën (Fadilin), largoje edhe ka vazhdu Hekurani vec kur e kam pa Hekuranin të shtrimë. E di që dikush mka thënë nxjerrja guhën se mos po vdes. Janë gjujtë shumë ata nga X5 kanë pasë shumë municion”.

06 Nëntor 2017 - 11:44

Petrit Kryeziu 06/11/2017 - 11:44
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend