BE, përmes Hahn, i kthehet sërish idesë për ndryshim kufijsh Kosovë - Serbi

Johannes Hahn-it, komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, i duket Uashingtoni “interesant”, raporton The Washington Post.

Ballkani perëndimor dallon edhe në një mënyrë tjetër. Në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ka udhëhequr në rajon, e jo Brukseli. Sot, Hahn thotë, e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian në rajon, dhe shton se “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Disa që punojnë në rajon kanë shprehur shqetësimin se ajo që ata e shohin si ambivalenca e Uashingtonit ndaj saj është një forcë destabilizuese. Vitin e kaluar, për shembull, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi, thuhet se mbështetën zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës (e cila deklaroi në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008), me një shkëmbim territoresh ose korrigjim të kufijve.

Administratat e mëparshme amerikane kundërshtuan hapur idenë, duke e kthyer mbrapsht atë. Ndryshimet e kufijve në Ballkan tradicionalisht janë shoqëruar me dhunë dhe gjakderdhje. Administrata e Trump tha se do të mbështeste atë që palët e përfshira donin (palët në Kosovë, ishin të ndara së brendshmi në këtë çështje, për shembull, Presidenti përkrahu padyshim idenë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e kundërshtoi atë).

Shpresa e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjes së konflikteve të tjera, duke përfshirë “bllokadën” në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, të cilin ai tha se e ka shkaktuar tarifa tregtare e vendosur nga Kosova ndaj importeve e Serbisë në fund të vitit të kaluar. Zgjidhja e çështjes tregtare tani është një parakusht për rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Për rregullimin e mundshëm të kufijve, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy shteteve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”, një element i pranimit në BE.

“Në këtë moment, askush nuk do të mund të parashikonte se çfarë do të ishte një rezultat përfundimtar”, tha ai. “Një shkëmbim i mundshëm i territoreve mund të ketë në çdo rast, nëse ju pëlqen, një pako përfundimtare në një tablo më të madhe”, citon The Washington Post komisionerin Hahn.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian, tha Hahn,

Sa i përket idesë së shprehur nga disa që jetojnë dhe punojnë në rajon – se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga lidershipi në Ballkanin Perëndimor është destabilizuese – Hahn, komiteti për zgjerimin e BE i të cilit përfundon më vonë këtë vit.

“Është një lloj kthimi i heshtur në normalitet,” tha ai, duke vënë në dukje se 75 për qind e tregtisë nga rajoni vjen nga vendet anëtare të BE. “Ajo që tani është ajo që po e themi vazhdimisht, që ne po kujdesemi për situatën, në një farë mënyre është thjesht një reagim ndaj situatës në terren”, tha ai, duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë punë në rajon.

Shtetet e Bashkuara ishin në krye më parë për shkak të ndërhyrjes së NATO-s, tha ai. “Situata ka ndryshuar. . . . Nëse shikoj në një kornizë më të gjatë kohore, ka përparim në rajon. Si shembull, sot, nëse ka përplasje, midis Serbisë dhe Kosovës, liderët e telefonojnë njëri-tjetrin ndërsa në të kaluarën mund të kishte çuar lehtësisht në njëfarë dhune.

Pëgatiti: Drenushë Ramadani