Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

BE kundërshton transferin e studentëve të Tetovës në UP

Ideja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të bëhet trasnfer i disa studentëve të mjekësisë nga Universiteti i Tetovës në Universitetin e Prishtinës po shihet me skepticizëm nga zyra e BE-së në Kosovë.

Senati i Universitetit të Prishtinës sot do të mbajë mbledhje, ndërsa në pikat e rendit të ditës është përfshirë edhe kërkesa e kryeministrit për këtë transfer.

« Marrja e vendimit lidhur me kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës për transferim të grupit të studentëve nga F.Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të cilët kanë aplikuar për transfer në F.Mjekësisë në UP « , thuhet në pikën e katërt të rendit të ditës.

KALLXO.com ka kërkuar një koment nga  Libor Chlad, Zv Shef i Departamentit per Bahshkëpunim në zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë lidhur me këtë çështje.

Chlad ngriti shqetësime dhe pikëpyetje lidhur me këtë kërkesë ku thuhet se duhet të ‘përdoret metra e njëjtë për të gjithë’.

« Ne kemi mbështetur konceptin e sundimit të ligjit në Kosovë për vite me rradhë. Nuk është një konstrukt teorik. Sundimi i ligjit do të thotë se e përdorim metrin e njëjtë për të gjithë. E kuptoj se këto ‘transfere’ të sutdentëve përdoren për të tejkaluar provimet pranuese në Kosovë. Mendoj se është e drejtë të pyetet nëse universiteti ka kapacitet që t’i pranojë të gjithë që tregojnë interes dhe nëse po, cili është ndikimi në kualitetin e studimeve ? Më e rëndësishme, cili është mesazhi që po dërgojmë tek doktorët e rinj ? A dëshironi që ata të jenë kështu, kur të ju trajtojnë në të ardhmen ? Dhe çka për ata që nuk kanë mundur të pranohen në mënyrë të rregullt, ndoshta vetëm një pikë mangët në test ? Si është kjo e drejtë ? », thuhet në reagimin e Chlad.