Ilustrim: Trembelat

BE: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim

BE ka thënë sot se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Këtë e ka konfirmuar në konferencën për media Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

“Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është tash në dorën e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të vazhdojnë që të lëvizin përpara me propozimin tonë”, tha ai.

“Urime institucioneve të Kosovës për punën e tyre të madhe”, shtoi Avramopoulos.

Ai përmendi edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Por tha se veç të drejtave, liberalizmi sjell edhe obligime.

“Liberalizimi i vizave vie bashkë me të drejtat obligimet e saj”, tha komisioneri i BE-së.

Gjatë ditës, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka pritur në takime të ndara delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Më pas, Mogherini ka zhvilluar takim me dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

https://kallxo.com/flet-thaci-pas-takimit-me-mogherinin/

https://kallxo.com/detajet-nga-biseda-mes-macron-dhe-vuciq-per-kosoven/

https://kallxo.com/kryeministri-tregon-datat-e-votimit-per-liberalizim-te-vizave/

 

 

https://kallxo.com/kryeparlamentari-ne-mesdite-jepet-rekomandimi-pozitiv-per-liberalizim/

https://kallxo.com/kryeministri-deklarohet-per-takimin-ne-bruksel/

‘Lamtumira’ e rreme e Presidentit