Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, Foto: 21Media

BE kërkon zgjidhje për Trepçën në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi

Bashkimi Europian kërkon që çështja e Trepçës të vendoset në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë- Serbi.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, tha sot se zgjidhja për këtë ndërmarrje që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës duhet të vendoset në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Be si ndërmjetësuese snon që t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy palëve njëherë e përgjithmonë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Beograd- Prishtinë”, tha Kocijançiq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Kuvendi i Kosovës, javën e kaluar, e ka miratuar Statutin e Trepçës, hap i cili është kritikuar nga qeveria e Serbisë.