TC "Kosova B" - Foto: KALLXO.com

BE financon ndërrimin e filterave të Termocentralit ‘Kosova B’

Sot, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi u takua me Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, me të cilën biseduan për fondet e IPA-s në fushën e mjedisit dhe zbatimit të direktivave të BE-së që lidhen me fushat që mbulon MMPH.

Matoshi tha që në këtë takim kanë biseduar për shume tema dhe projekte me Ministren Hoxha dhe kabinetin e saj.

“Kemi folë për shumë tema, për shumë projekte, ndër to ndërrimi i filterave të Kosovës B, ndërtimi i deponisë në Fushë Kosovë për materiet e klasifikuara si të rrezikshme, për fondet ndërkufitare me Shqipërinë, për fondet e deponinë së Mirashit, tjera pika”, thotë Matoshi.

Hoxha e theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe tha se kanë diskutuar rreth projekteve në kuadër te IPA dhe fondeve tjera të Bashkimit Evropian.

“Në veçanti është me rëndësi të theksohet se kemi diskutuar edhe për projekte specifike dhe më me prioritet për qytetarët pasi që ndikojnë në masë të konsiderushme për përmirësimin e ambientit”, tha Hoxha.

Ajo shtoi se është diskutuar për projektin e ndërtimit të deponisë së materialeve të rrezikshme në Fushë Kosovë, i cili është me rëndësi të  ndërtohet më shpejt dhe të mos ketë vonesa.

“Një projekt tjetër qe gjithashtu do të përmirësojë ajrin e ndotur, do të implementohe me fondet e Bashkimit Evropian që do ndërrojë filtrat në termocentralin Kosova B. Është me rëndësi që kjo të ndodhë sa më parë dhe mos të kemi vonesa në mënyrë që cilësia e ajrit të përmirësohet. Paratë janë dhënë dhe nuk ka arsye pse të vonohen projektet” ka thënë ministrja Hoxha.

Ajo shtoi se qëllimi kryesor i këtij ka qenë koordinimi në mes ministrive që përfaqësojnë.
IPA (Instrument for Pre-Accession Assistance) janë fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për të zbatuar direktivat e BE-së.

ETIKETA

11 Mars 2019 - 14:30

Lira Ramadani 11/03/2019 - 14:30
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend