BBC raporton për aksionin e Policisë së Kosovës në Veri

Lidhur me aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në Veri nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminale dhe kontrabandë me mallra e cila vazhdoi më plagosje dhe arrestime, ka shkruar edhe rrjeti britanik i transmetimit BBC.

BBC ka shkruar për arrestimin e shtetasit rus të punësuar në UNMIK dhe për zyrtarin lokal të kësaj organizate.

Misioni i OKB-së në Kosovë (Unmik) ka shprehur “shqetësim të madh” pasi dy prej anëtarëve të saj u arrestuan pas një aksioni policore mbi bandat e dyshuara të krimit të organizuar.

UNMIK thonë se “ndonjë dëm” ndaj stafit të saj do të kishte pasoja serioze diplomatike.

Të dy anëtarët u arrestuan të martën në Kosovën e veriut, një zonë me banorë kryesisht serbë.

Ata pastaj u dërguan në spital “për trajtimin e lëndimeve”, tha Unmik. Një nga anëtarët e stafit, shtetas rus, u lirua më vonë.

Më shumë se 20 persona u arrestuan gjatë bastisjes së policisë, duke synuar kontrabandistët e dyshuar, thuhet në raportimet në media.

Zyrtarët e policisë raportohet se kanë gjuajtur municion mbi serbët që kundërshtonin aksionin.

Si përgjigje të bastisjes së policisë, Serbia vë forcat e armatosura të vendit në alarm të lartë.

Rusia, një aleat i rëndësishëm serb në Ballkan, dënoi ndalimin e shtetasit rus.

“Ne e konsiderojmë këtë akt të hapur si një manifestim tjetër të linjës provokative” nga autoritetet e Kosovës, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Kosova, e cila ka shumicën e popullsisë etnike shqiptare, u pavarësua nga Serbia në vitin 2008 dhe që atëherë është njohur nga më shumë se 100 vende.

Por Beogradi dhe Moska vazhdojnë ta shohin rajonin si pjesë të Serbisë.

Artikullin origjinal të BBC-së mund ta lexoni këtu.

 

https://kallxo.com/arrestime-plagosje-e-barrikada-nga-aksioni-i-sotem-i-policise-se-kosoves/