BB Prezanton Dëshmi për Punësimin në Aspektin Gjinor

Banka Botërore (BB) organizon konferencën për ngritjen e dëshmive për rritjen gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor: një Këndvështrim Gjinor.

Qëllimi i këtij eventi është prezantimi i gjetjeve të një programi analitik për aspektet gjinore në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit, si dhe promovimi i një dialogu për përdorimin e këtyre gjetjeve për hartimin e politikave në Kosovë.

Synimi specifik i programit ishte forcimi i bazës së njohurive dhe dëshmive për pabarazitë gjinore në qasjen në mundësitë ekonomike në katër shtete të rajonit.

Studimi mbuloi dimensione të ndryshme, duke përfshirë shkathtësitë, qasjen në inputet produktive, kujdesin për fëmijët dhe ndikimin ekonomik të hendekëve gjinorë.