Muri në veri

Bashkimi Europian u Druhet Vonesave në Revitalizimin e Urës së Ibrit

Apostolova tha të hënën për KALLXO.com se BE-ja është duke ndjekur nga afër zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Çështja e një muri të ngritur javën e kaluar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në pjesë, është bërë temë kryesore e politikës në Kosovë javën e kaluar.

Derisa qeveria e Kosovës e cilësoi këtë veprim si “ilegal”, BE ka relativizuar çështjen duke thënë se bëhet fjalë për disa shkallë si pjesë e një projekti për të cilin vetë pala kosovare në bisedimet e Brukselit është pajtuar paraprakisht.

“Bashkimi Europian po ndjek nga afër zbatimin e këtij mirëkuptimi. Unë kërkoj nga të gjitha palët që ta zbatojnë me shpejtësi atë që është arritur pasi që çdo vonesë e panevojshme do të krijonte pasiguri në mesin e njerëzve nga të dyja anët e urës”, tha Apostolova.

Ajo tha se palët në bisedime në Bruksel janë pajtuar që në këtë projekt mos të ketë mur por të ketë shkallë të cilat sipas saj do të mundësojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në trafik.

“Rreth-rrotullimi në Mitrovicën e Veriut do të lidhet me rrugën e këmbësorëve “Mbreti Petar” përmes një shkallore të ngritur nga të dyja anët, që do të mundësojë lëvizje të lirë të plotë dhe të papenguar, përderisa adresohen çështjet që lidhen me sigurinë në trafik. Në të njëjtën kohë, qarkullimi lirë i veturave do të sigurohet drejt lindjes dhe perëndimit të pjesës veriore të urës”, tha Apostolova.

Ndërtimi i këtij  muri në  Veri të Mitrovicës, pati shumë reagime derisa inspeksioni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndaloi punimet në këtë mur.

http://kallxo.com/ndalen-punimet-te-muri-ibrit/

Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa tha se ndërtimi mbi urë do të trajtohet sipas ligjit.

http://kallxo.com/isa-mustafa-muri-ne-veri-te-trajtohet-sipas-ligjit/

Ndërsa kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Raqik për Kallxo.com ka deklaruar se muri do të zvogëlohet ndërsa pati treguar se rivitalizimi i Urës së Ibrit është projekt i BE-së ndërsa shëtitorja për këmbësor është projekt i Serbisë.

http://kallxo.com/rakiq-muri-te-zvogelohet/

Më 5 dhjetor 2016, në Mitrovicën Veriore kishte filluar të ndërtohej muri në kohën kur ura kryesore mbi lumin Ibër ishte në proces të ri-dizajnimit dhe e cila parashihet të lëshohet në qarkullim të plotë më 20 janar 2017.