Ndërtesa në Hagë ku është vendosur Gjykata Speciale

Bashkim Ndrecaj, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Asamblisti nga radhët e LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecaj, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Ndrecaj do të paraqitet në Hagë me 21 maj të këtij viti.

“Sot nga Prokuroria Speciale ne Hagë me erdhi një fletëthirrje për t’u paraqitur me datë 21 Maj 2019 në Dhomat e Specializuara ne Hagë”, njoftoi ai në faqen e tij në Facebook.

Ndrecaj tha se do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale dhe se beson në luftën e UÇK-së.

“Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese sepse e kemi obligim qytetar. Unë besoj ne drejtësi po më shumë besoj në luftën e drejtë të UÇK-së”, tha ai.